AKTUALITET, 21 Prill 2022, 18:52

Përplasen tri makina në Tiranë, 2-vjeçari përfundon në spital

Përplasen tri makina në Tiranë, 2-vjeçari përfundon

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Tiranë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën tek mbikalimi pranë Fabrikës së Miellit.

Sipas policisë, nga përplasja është dëmtuar një 2-vjeçar i cili ishte pasagjer në njërën prej makinave.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.