AKTUALITET, 21 Prill 2022, 21:25

Sali Berisha: Donald Lu më kërkoi ti merrja partinë Lulzim Bashës! Ja pse refuzova

Sali Berisha: Donald Lu më kërkoi ti merrja partinë Lulzim
Donald Lu dhe Sali Berisha

Sali Berisha thotë se ish ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, i ka propozuar që t'ja marrë Partinë Demokratike, Lulzim Bashës para katër vitesh. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Berisha tha se Lu i dërgoi njerëz në zyrë për ti përcjellë këtë propozim, por ai e refezuoi kategorikisht. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Sali Berisha: Kur më është kërkuar ti marr Partinë Demokratike Bashës, e kam refuzuar Para 3-4 vitesh, as në një të mijtën e sekondës nuk më ka shkuar në mendje.

Ylli Rakipi: Ata të anglishtes ta kanë kërkuar?

Sali Berisha: Donald Lu më ka dërguar persona në zyrë. Biseda me të ishte miqësore, por direkt personi më ka ardhur nga Donald Lu. Nuk më ka shkuar mendja për një të qindën e sekondës që unë ta dëgjoj atë këshillë. Nuk jam njeri unë që të lëviz në atë mënyrë. Secili ka formimin dhe qëndrimet e veta.