AKTUALITET, 29 Nëntor 2022, 20:10

“Sinjali SOS!” - Vasili për shpopullimin e Shqipërisë: Evropa duhet ta dijë se në shkolla dhe gjimnaze janë mijëra nxënës më pak! Rama, propagandë të degraduar

“Sinjali SOS!” - Vasili për shpopullimin e

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me shpopullimin e shkollave në vend.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Vasili thekson se Europa duhet të dijë se dhjetëra nxënës kanë braktisur shkollat.

REAGIMI I VASILIT

Sinjali SOS! Europa duhet ta dije se dhjetëra mije nxenes jane me pak ne shkolla e gjimnaze!

Europa duhet ta dije se, tragjedia e shpopullimit te Shqiperise eshte cdo dite, cdo ore, cdo sekonde ajo qe po zhbën Shqiperine.

Europa duhet ta dije se:

- Plot 17 mije e 543 nxenes me pak se sa, nje vit me pare.

- Mungojnë 11 146 fëmijë të moshës shkollore 6-15 vjeç, ndërsa në shkollat e mesme numri është ulur me 6400 gjimnazistë.

- Në arsimin parauniversitar rreth 346 mijë nxënës, kur vitin e shkuar ishin 363 mijë.

- Brenda 3 viteve shkollore nga 2020-2021 deri në vitin 2022-2023 numri i nxënësve është ulur përafërsisht me 45 mijë.

-Rënia më e madhe vjet ishte në gjimnaze, me 17 813 nxënës më pak se në vitin shkollor 2020-2021.

- Europa duhet ta dije se çdo propagande e degraduar narkotike e Edi Rames asgjesohet ne çast perpara ketyre shifrave te tmerrshme!