TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorët e vendeve të akredituara në Tiranë kanë zhvilluar këtë të martë homazhe te Varrezat e Dëshmore për të nderuar të rënët për çlirimin e vendit.
Ambasadorët kanë vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”, dhe janë përulur në shenjë nderimi për të gjithë shqiptarët e rënë në Luftën e Dytë Botërore kundër pushtuesit nazist.
Siç shihet dhe nga pamje e mëposhtme, në krye të diplomatëve qëndron ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ndërkohë që më poshtë shihet dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.
Kujtojmë se më herët te Varrezat e Dëshmorëve zhvilluan homazhe dhe krerët më të lartë të shtetit, duke filluar nga presidenti Bajram Begaj, te kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.