AKTUALITET, 5 Korrik 2022, 13:28

PD kërkesë Kryetares së Kuvendit: Mos zvarrit shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës, të mblidhet Këshilli

PD kërkesë Kryetares së Kuvendit: Mos zvarrit shqyrtimin e

Pesë anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit mbledhjen e Këshillit, ditën e nesërme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së mandatit për deputeten Olta Xhaçka.

Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

Kujtojmë që 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shkak se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Për demokratët kjo është shkelje e rendë e Kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike.

PD kërkesë Kryetares së Kuvendit: Mos zvarrit shqyrtimin e