TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoria e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimin për disa punonjës policie të komisariatit numër 1. Mësohet se hetimi është nisur pasi në media kanë dalë mesazhe nga grupi i punës së këtij komisariati ku punonjësit e policisë bënin komente seksiste ndaj vajzave të mitura.
Në mesazhet e publikuara shihej se si punonjësit e policisë Petrit Hala, Rutem Dervishi dhe një police e identifikuar si Ina bënin komente seksiste për një vajzë 18-vjeçare që kishte humbur. Në këto komente, punonjësit e policisë komentonin trupin e vajzës por edhe për drejtimet që ajo ka marrë në jetë.
Njoftimi i AMP:
Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.