TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëshorti i Dianës, nënës lehonë e cila u lirua 8 ditë pas arrestimit është shprehur falënderues për vendimin e gjykatës.
Në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës Naim Bahçja u shpreh se as ai dhe as gruaja e tij nuk ishin në dijeni të gjobës.
Bashkëshorti u shpreh se gruaja e tij Diana nuk e takon fëmijën e parë dhe kjo për shkak se nuk e lejon ish-bashkëshorti.
Naim Bahçja: Falënderoj të gjithë që ja dhanë të drejtën e lirisë
Pyetje: Ju ishin në dijeni të gjobës?
Naim Bahçja: Jo nuk isha, as unë as ajo
Pyetje: Keni qenë në momentin e arrestimit?
Naim Bahçja: Po
Pyetje: Si është prezantuar oficeri me carë kushtet?
Naim Bahçja: Pa armë, pa asgjë
Pyetje: E takon fëmijën e para Diana?
Naim Bahçja: Jo nuk e takon, nuk e ka lënë ish burri. Më parë e ka kërkonte, tani jo.
Pyetje: E lejoni ju ta takoj?
Naim Bahçja: Po e lejoj
Pyetje: Si është gjendja e foshnjës?
Naim Bahçja: Mirë është.