TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka pezulluar ekzekutimin e vendimit me burg për nënën lehonë, Diana Bahçja, e cila u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, duke e lënë atë të lirë.
Policia e Shkodrës e arrestoi 26 vjeçaren për një gjobë 250 mijë lekë të reja, të marrë tetë vite më parë për braktisje të fëmijës nga martesa e parë.
Diana ishte dënuar me 50 ditë burg për akuzën e braktisjes e fëmijës. Nga ana e saj, 26 vjeçarja është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të gjobës së vënë nga gjykata. Në një prononcim për mediat, avokati i saj, Anton Kosteni u shpreh se kanë marrë shumë telefonata për të paguar gjobën e saj.
“Kemi marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm që janë vetëofruar për të paguar gjobën dhe do të kontaktojnë me bashkëshortin. Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.