AKTUALITET, 24 Mars 2023, 11:38

“Shifra alarmante të dhunës ndaj vajzave e grave”/ Meta: Qeveria rrit pagesat për oligarkët, nuk e ka prioritet forcimin e familjes

“Shifra alarmante të dhunës ndaj vajzave e grave”/ Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një tryezë për çështjet sociale ka ngritur alarmin për shifrat e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës ndaj vajzave dhe grave shqiptare.

Ndër të tjera Meta ka drejtuar gishtin e përgjegjësisë për institucionet publike të kujdesit social si dhe Qeverisë, e cila nuk e ka vëmendjen tek mbështetja dhe forcimi i familjes.

“Nuk rriten fondet publike, pagat kanë mbetur në vend prej kohësh. Rriten pagesat e qeverisë për oligarkët, vetëm shtohen problemet në familje, dhuna e frustrimi social”, theksoi Meta.

Ilir Meta: E papranueshme e duhet ta dënojmë me forcën tonë e të bëjmë politika konkrete efikase për parandalimin e izolimin e saj.

Të rrisim me këtë frymë të distancimit nga dhuna dhe fëmijët, ti edukojmë ata në mënyrë tjetër demokratike, humane e qytetare.

Ne burrat duhet të bëjmë më shumë për të nxjerrë shoqërinë nga plaga e përshkallëzuar e dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Si politikanë vëmendje e mbështetje financiare të domosdoshme për të qenë rezultativ në luftën kundër dhunës ndaj grave e vajzave në shoqërinë tonë.

Shifra alarmante tregojnë një dështim të institucioneve publike të kujdesit social.

Në 10 vitet e qeverisjes aktuale shumë shqiptarë janë larguar si asnjëherë nga vendi.

Logjika do donte që shifrat e viktimave të dhunës do zvogëlohej. Përsëri dhuna në familje vijon të rritet. Keqqeverisja, varfëria, pamundësia, padrejtësitë sociale po godasin dhunshëm familjen shqiptare.

Dhuna është shtuar se dhe problemet ekonomike- sociale të familjeve shqiptare janë shtuar në mënyrë dramatike.

Ulja e fuqisë blerëse e godet familjen në palcë dhe qeveria nuk e ka prioritet mbështetjen dhe forcimin e familjes.

Nuk rriten fondet publike, pagat kanë mbetur në vend prej kohësh. Rriten pagesat e qeverisë për oligarkët, vetëm shtohen problemet në familje, dhuna e frustrimi social.