AKTUALITET, 24 Mars 2023, 10:58

Çfarë po ndodh me dy satelitët shqiptarë? Niko Peleshi: Kemi marrë imazhet e para

Çfarë po ndodh me dy satelitët shqiptarë? Niko Peleshi:

Shqipëria ka marrë imazhet e para nga dy satelitët e lëshuar. Kështu deklaroi ditën e sotme ministri Niko Peleshi, përballë gazetarëve. Ai u shpreh se kanë marrë fotografi nga agjensia për informacionin gjeohapësinor, si dhe bëri të ditur se po punojnë për të përditësuar imazhin vjetor të Shqipërisë.

"Është fillimi, natyrisht nga janari, sapo ato janë lançuar kemi filluar të marrim imazhet e para. Në marrin çdo javë imazhe. Marrim imazh nga dy satelitët, të cilat përpunohen nga ASIG.

Aty kemi një staf të specializuar, që po dedikohet për përpunimin e iamzherisë.

Do të shtohen në numër dhe trajtimi me pagë do të shtohen. Kjo merr imazhet satelitore dhe I përpunon ato me gjuhën e përdorshme dhe të kuptueshme nga çdo institucion. Bashkitë mund të përdorin imazherinë në një të afërme të afërt. Puna ka nisur, imazhet vijnë vazhdimisht.

Është ASIG që po i përpunon ato dhe është edhe në varësi edhe të motit, por imazhet janë periodike. Katër herë në javë marrim imazhe".