TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga qëndrimi i tij kundër pranisë së KFOR-it në veri të Kosovës në qershor, sot, gjatë konferencës për shtyp, kërkoi me ngulm, marrjen nën kontroll të veriut nga trupat ushtarake të aleancës veriatlantike.
Analisti Neritan Sejamini, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se nga tetori, drejtimin e KFOR-it do ta marrë Turqia, sipas një marrëveshjeje me SHBA-të për të bërë kompromisin e votës pro për pranimin e Suedisë dhe të Finlandës në aleancë. Ndaj, Sejamini tha se dikush po e përdor Ramën për të hedhur tezën që tha sot, ose po e testojnë këtë tezë në opinion, duke ia lënë Ramës ta propozojë.
“Në tetor drejtimin e KFOR-it në Kosovë e merr Turqia. Një nga marrëveshjet që ka bërë Turqia me SHBA-të për të lejuar pranimin e Finlandës dhe Suedisë, ka qenë rritja e prezencës turke dhe marrja e komandës së KFOR-it nga Turqia. Ky vend ka më shumë trupa se amerikanët dhe ka një marrëveshje për ta rritur numrin e turqve në 1000.
Se çfarë domethënie ka kjo unë nuk e di. Pse e do Turqia?
Unë nuk e di motivimin e z. Rama në lidhje me Kosovën se çfarë di ai dhe çfarë plani ka, por duke dëgjuar Edi Ramën se çfarë ka bërë deri më sot, unë mendoj që teza e Ramës për të hyrë KFOR-i në veri të Kosovës, nuk është e tij, por dikush po e përdor për ta prezantuar këtë tezë.
Rama sot sulmoi BE-në në mënyrë të panevojshme dhe unë kam frikë, duke parë deklaratat e DASH-it, që amerikanët tani, duke qenë se kanë dështuar në planin diplomatik, po hedhin një tezë të re, ose po e testojnë përmes Ramës. Fjalimi i Ramës ishte i lexuar dhe ka fjalë kyçe të rëndësishme, që Rama po hedh një tezë që e kanë të tjerë për një plan të caktuar, duke qenë se përpjekjet diplomatike janë rrëzuar. A janë amerikanët që duan ta testojnë këtë ide dhe që po nxisin Ramën? Unë nuk e di, por mendoj që janë amerikanët.
Rreziku i madh në këtë çështje është ky: veriu do të shkëputet nga Kosova? Ky është rreziku. Vajtja e KFOR-it e forcon këtë?
Interesi i Ramës në këto momente është që të jetë i dobishëm për amerikanët dhe kam frikë që propozimi i tij, që ne e marrim si aventurë të tij, mund të jetë që KFOR-in e ka Turqia, futeni se nuk është Franca, nuk është Gjermania, ai e ka mirë me Ramën, me Vuçiçin dhe kam frikë se mund të jetë kjo skemë”- u shpreh Sejamini.