TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, duke iu përgjigjur një pyetje të analistit Neritan Sejamini, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se popullata e etnisë serbe në veri të vendit ka më shumë besim tani te policia e Kosovës, se një vit më parë kur dhanë dorëheqjen qindra policë të etnisë serbe. Por, sipas tij, qytetarët janë nën presionin e strukturave kriminale serbe.
Biseda në studio
Sejamini: Sot është çështja e sigurisë dhe e rendit, por do të kthehet në një çështje politike dhe një faktor i rëndësishëm do të jenë serbët në veri të Kosovës, Kisha Serbe dhe marrëdhëniet e tyre me forcat e policisë së Kosovës. Si është reagimi i popullsisë serbe ndaj ngjarjes dhe marrëdhënia e tyre me forcat e policisë dhe të qeverisjes së Kosovës?
Sveçla: Popullata atje është në një pozitë jo të mirë. Është para presionit të këtyre strukturave kriminale. Shumica e popullit atje do që të jetojë në qetësi, por është një sistem i tërë herë me mbështetje, herë me kërcënime dhe presion konkret që ua vështirëson jetën këtyre qytetarëve. Para se 574 policë të etnisë serbe të jepnin dorëheqje, sipas një matjeje të PNUD-it, besimi i popullatës te policia atje ka qenë 15 për qind. Tani besimi te policia e Kosovës, te kjo polici që Vuçiçi po përpiqet ta anatemojë është në 33.8 për qind, pra është rritur më shumë se dyfishi i besueshmërisë që ka patur më herët.