AKTUALITET, 28 Shtator 2023, 19:38

Detajet e reja, tritoli në lokalin e Noizyt u porosit nga Laert Haxhiu, shkak ishte...

Detajet e reja, tritoli në lokalin e Noizyt u porosit nga Laert Haxhiu,

Detaje të reja janë zbuluar sot lidhur me shpërthimin e ndodhur ndodhur në plazhin e Durrësit më 8 Qershor të këtij viti, ku shënjester ishte biznesi ne pronësi të Bashkim Rajkut, babai i reperit Rigels Rajku (Noizy).

I penduari i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani ka rrëfyer se Laert Haxhiu u njoftua nga nëna e tij për sherrin qe kishte ndodhur mes shokut të tij Kleviol Ahmetaj i njohur me emrin e artit si Cllevio dhe këngëtarit Rigers Rajkut (Noizy).

Në këtë bisedë telefonikë tregon i penduari nëna e Laertit kishte shqetësim dhe keqardhje pasi ishte bërë shumë mediatieke.

Pas kësaj telefonate Laert Haxhia ka kontaktuar Artan Tafanin për një gjetur 1 kg tritol dhe për t’ia vendosur biznesit të Bashkim Rajkut, raporton Ora Neës. Lëndë plasëse ishte marrë në Tepelenë dhe ishte sjellë në Durrës nga personat e dyshuar.

Policia thote se këtë ngjarjë të dyshuar janë Laert Haxhiu, Marjus Tafani, Lulzim Spahija, Ersiano Abedini.

“Vendosja e eksplozivit në datën 8.06. 2022 në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku në qytetin e Durrësit me autor të dyshuar Leart Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahia ose Arapi, Erisjano Abedini, tre të parët nga Lushnja, ndërsa Erisjano Abedini nga Tepelena”,-tha Rrumbullaku.