TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një debat mes Andi Bushatit dhe Artur Zhejit, lidhur me propozimin e kryeministrit Rama, që KFOR të marrë nën kontroll Veriun e Kosovës, propozim të cilin e ka bërë edhe Aleksandër Vuçiç, por të cilin Kosova nuk e pranon.
Sipas Zhejit, Vuçiç mund të ketë bërë lapsus me këtë propozim dhe se kontrolli i Veriut nga KFOR mund të jetë zgjidhje.
Debati:
Artur Zheji: Veriu i Kosovës është aktualisht pa kontroll. Tentoi Kurti të çojë kryetarët e bashkive dhe u bë nami. Aty është një tokë pa Zot. Është zonë e mirë për trafiqet por nuk ka asnjë… Nuk po themi të vijë KFOR dhe të përzërë policinë speciale, sepse ajo nuk është.
Andi Bushati: Deri sot është propozim vetëm i Vuçiç dhe i Ramës, as i Prishtinës dhe ndërkombëtarëve.
Artur Zheji: Është Eulex, KFOR, mund të jenë edhe vëzhgues.
Andi Bushati: Pra e mirë për Kosovën është ajo që mendon edhe Vuçiç që është e mirë për Kosovën?
Artur Zheji: Mund të ketë bërë lapsus Vuçiç.
Andi Bushati: Ti thua, ngaqë Vuçiç ka bërë gabim, kjo është e mirë për ne?
Artur Zheji: Tani kjo është një lloj gracke.