TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit, përmes një konference të gjatë dhe pompoze për shtyp, deklaroi sot se ka përfunduar me sukses një megaoperacion, në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit, duke zbardhur 6 vrasje të rënda dhe arrestuar dhjetra persona.
Por analisti Neritan Sejamini tha në emisionin “Të Paeskpozuarit” se konferenca e sotme ishte një shfaqje jodinjitoze e policisë dhe drejtori i policisë nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Për Sejaminin, krimi është fuyqizuar shumë, ndërsa reagimi i qeverisë ndaj tij është primitiv.
“Sa për kuriozitet numërova se ishin 38 punonjës policie dhe për 40 minuta kanë pozuar aty. Ne jemi mësuar se këta paguhen dhe janë njerëz të rëndësishëm, por gjejnë kohën që në një ditë punë të rrinë 40 minuta dhe nga pikëpamja e dinjitetit të tyre nuk më duket fare dinjitoze.
Disa pyetje të rëndësishme që i bënë gazetarët, drejtori i përgjithshëm i policisë nuk iu përgjigj, për të mos thënë faktin se duhet të ishte prokurori që duhet të drejtonte këtë konferencë, për hetimet dhe ai i di të gjitha. Rrumbullaku lexoi diçka që ka bërë prokuroria.
Nga të gjitha gjërat që shikojmë, del që krimi në Shqipëri ka arritur përmasa të jashtëzakonshme, është bërë burim i rëndësishëm ekonomik. Ke në veri zona të caktuara që sundohen nga krimi, krimi sundon politikën, jetën ekonomike dhe ku paratë që vijnë nga krimi janë burimi më i rëndësishëm ekonomik dhe unë pres që qeveria shqiptare të ketë dijeni për këtë shtrirje, të ketë një strategji për luftën ndaj krimit dhe të japë disa përgjigje se ku jemi dhe çfarë po bëhet.
Ndërsa gjithçka që ne shikojmë janë operacione të rastësishme, të shkëputura. Krimi po fuqizohet, ndërsa reagimi i policisë dhe qeverisë mbetet primitiv”-tha Sejamini.