AKTUALITET, 28 Shtator 2023, 22:44

Andi Bushati: KFOR në veri, propozimi më i poshtër që Rama ka bërë kundër Kosovës! Kërkoi të njëjtën gjë si Vuçiç

Andi Bushati: KFOR në veri, propozimi më i poshtër që Rama

Andi Bushati ka folur për propozimin e Edi Ramës, për marrjen e Veriut të Kosovës nën kontroll nga KFOR. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se propozimi i Ramës është "propozimi më i poshtër që ai ka bërë për Kosovën" dhe se të njëjtën kërkesë ka bërë edhe Vuçiç ditën e djeshme, që Veriu të jetë nën kontrollin e KFOR. 

"Te sinkronet e Ramës që kishit zgjedhur, kishte një mashtrim të madh dhe një poshtëri të madhe nga ai.  Mashtrimi është që tha se në dhjetë vjet, është hera e parë që nuk jemi në linjë me BE. Po një vit më parë ishte në linjë, kur i kërkonte BE që të mos i ushtronte presion Vuçiç, për sanksionet ndaj Putin? Pse duhej kjo fryrje sikur jemi për herë të parë në konflikt me BE? 

Rama veshi sot një fjalor nacionalist dhe patriotik, për të fshehur diçka tjetër, propozimin më të poshtër që ka bërë kundër Kosovës. Ai tha sot, atë që tha Vuçiç dje, KFOR në veri. Do të thotë që ky shtet i Kosovës nuk e kontrollon dot territorin e tij. Po ta ndiqje konferencën, ishte një reportere me background të pasur dhe i tha në datë 19 qershor, KFOR-in e keni quajtur fundin e botës, sot thoni është zgjidhje.

Në mes këtyre dy Edi Ramëve, është deklarata e djeshme e Vuçiç, që kërkon që KFOR të marrë veriun dhe sot thotë të tërhiqet edhe policia e Kosovës nga Veriu.

Tjetra, Edi Rama thotë edhe njëmijë herë të kthehem mbrapa, këto gjëra do të thosha. Një gjë që të gjithë shqiptarët e dinë se e thua për hajdutët e inceneratorëve, na e kurse për Kosovën, mos përdor të njëjtën gjë si hajdutët e inceneratoërve.

Bëri edhe një mashtrim, tha më bëhet qejfi që KFOR-in e kërkon edhe Kosova, por e dëgjuam që Kosova kërkon tjetër gjë", deklaroi Bushati.