AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 15:23

Rëndohet situata te "Rruga e Kavajës", flakët përfshijnë edhe pallatin ngjitur

Rëndohet situata te "Rruga e Kavajës", flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë mesditë dy katet e fundit të një pallati në zonën ku ndodhen zyrat e DPSHTRR-së. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit pranë pallatit shumëkatësh në rrugën "Sali Butka" dhe nëse ka persona të lënduar, teksa situata ka agravuar.

Zjarri ka përpirë edhe pallatin ngjitur me ndërtesën që mori flakë, ndërsa banorët janë të panikosur dhe kanë dalë jashtë me vrap.

Situata e zjarrit në katin e fundit të një pallati pranë DPSHRR e njohur ndryshe si zona e ish- parkut të autobusëve ka dalë jashtë kontrollit.

Disa zjarrfikës por ndërhyrja aktualisht është e vështirë për shkak të flakëve masive të cilat kanë shpërthyer xhamat e ndërtesës.