TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje për megaoperacionin anti-drogë, në sajë të të cilit janë vënë në pranga qindra persona. Ai tha se janë shkatërruar 23 grupe kriminale.
Sipas Rrumbullakut hetimet për këtë operacion kanë nisur prej 8 muajsh, ndërsa janë iniciuar për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.
“Janë siguruar vendimet dhe masat e sigurisë dhe janë miratuar 296 masa sigurie arrest me burg.
Janë miratuar vendime kontrolli 356 kontrolle banesa
Janë ekzekutuar 214 masa sigurie
Janë arrestuar në flagrancë 19 persona
82 persona janë në kërkim
Një pjesë e personave të arrestuar janë pjesë e 23 grupeve kriminale
Janë sekuestruar Kokainë, heroinën, kanabis dhe armë zjarri”, u shpreh Rrumbullaku.