TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Megaoperacioni antidrogë në vendin tonë, ku u lëshuan 296 urdhër arreste, është shtrirë edhe në qytetin e Beratit.
Mësohet se në Berat kanë rënë në pranga pesë persona mes tyre një infermier. Mes të arrestuarve janë edhe dy 18-vjeçarë.
Raportohet se dhjetëra forca policie janë angazhuar në këtë operacion ku janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese e automjete për të goditur shpërndarësit e drogës.
Sipas burimeve, shtetasit e arrestuar shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e qytetit dhe të fshatrave.
Gjatë arrestimit të tyre, policia u ka gjetur dhe sekuestruar armë në automjetet e tyre.
Ndërkohë aksioni për të goditur shpërndarësit e lëndëve narkotike në qarkun e Beratit është në vazhdim.