AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 12:39

“U zbuluan lloje droge që nuk e dinim ekzistencën e tyre në Shqipëri”- Megaoperacioni, Balla: Është rritur numri i të rinjve që përdorin lëndë narkotike

“U zbuluan lloje droge që nuk e dinim ekzistencën e tyre në

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se gjatë megaoperacionit dy ditor të zhvilluar në Shqipëri ku u lëshuan 214 masa sigurie, u zbulua “lloje droge që nuk e dinim ekzistencën e tyre në Shqipëri”.

Balla theksoi se është rritur numri i të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike, përfshirë drogë sintetike, dhe sipas tij shifrat janë këmbanë alarmi.

Ministri Balla theksoi se do të luftohet deri në qelizën e fundit çdo rrjet shpërndarje dhe do ruhet perimetri i sigurisë pranë shkollave.

“Nuk do të lejojmë që asnjë prej këtyre grupeve kriminale t’i shpëtojë ligjit, pavarësisht çdo mburojë që mund të kenë”, tha ai.

Taulant Balla: “I shpreh mirënjohjen forcave të policisë së shtetit të përfshira në operacionin e konkluduara sot, FA që na vendosën në dispozicion helikopterë për organizimin me sukses të plotë të këtij operacioni, i cili ishte kapilar dhe i mirëorganizuar në të gjithë vendin për të identifikimin dhe goditjen e të gjithë rrjeteve kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shënoi rezultate impresionuese në luftën kundër drogës 214 masa sigurie, edhe 23 të tjerë që janë arrestuar gjatë kontrolleve në flagrancë, Kjo tregon se Policia e Shtetit ka të gjitha kompetencat, përvojë për ta luftuar me efikasitet të plotë kriminalitetin, është trupë që meriton respekt e besim në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa të reja, të panjohura më parë jo vetëm në Shqipëri, Ka numër në rritje të personave që përdorin lëndë narkotike në vendin tonë, ky është trend në rritje por problematike është që po ulet mosha e atyre që përdorin për herë të parë, veçanërisht në shkollat e mesme.

Drogat sintetike paraqesin rrezik të lartë për jetën e tyre. Gjatë operacionit u zbuluan lloje droge që ne nuk e dinim ekzistencën e tyre në Shqipëri, këto shifra për ne janë kambanë alarmi.

Rrezikon të prekë drejtpërdrejt familjet shqiptare dhe fëmijët tanë, do e luftojmë deri në qelizën e fundit çdo rrjet shpërndarje dhe krijimin e ruajtjen e perimetrit të sigurisë pranë shkollave, nuk do të lejojmë që asnjë prej këtyre grupeve kriminale t’i shpëtojë ligjit, pavarësisht çdo mburojë që mund të kenë.

Lufta kundër trafikut nuk bëhet vetëm, kërkon kontributin e të gjithëve. Ministria e Brendshme synon të ngrejë nën ditët në vijë aleancë ndërinstitucionale për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.”