AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 13:11

“Kush je ti moj, je në terezi apo jo?”- Tone të larta mes Bardhit dhe Nikollës: Rri tek vrima e çelësit për të parë kë thërras unë

“Kush je ti moj, je në terezi apo jo?”- Tone të larta mes

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla në Kuvend.

Lindita Nikolla: Kujdes, nuk të marr leje unë se kë ftoj në zyrë. Paske edhe një veti tjetër, rri tek vrima e çelësit për të parë se kë marr unë në zyrë. Po rri se është turp

Gazment Bardhi: Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?

Qetësohu se kë marrë në zyrë dhe çfarë diskutoj nuk të marr leje ty

Gazment Bardhi: Patjetër që do më marrësh leje mua, as Ermonela

Lindita Nikolla: Nuk është asnjë grup parlamentar që merr vendim për grupin tim E thërras se dua unë, për çështje pune. Është nënkryetare e Kuvendit.