TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncoi në Kuvend dështimin e skemës së pensioneve, të përdorur vitet e fundit nga mazhoranca socialiste.
Sipas shifrave të saj nga INSTAT, raporti i kontribuuesve me atë të pensionistëve tashmë nuk është ashtu siç duhet, dhe arsyet që paraqet Tabaku lidhen me emigracionin e informalitetin e lartë në vend.
Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka replikuar me deputeten demokrate, duke paraqitur shifrat nga ana e tij. Sa i përket arsyeve të paraqitura nga Tabaku, Braçe thekson se “Numrin e atyre që dalin në pension, nuk e rrit qeveria, as emigrimi, por lindjet në vitet ‘50-‘60 dhe në atë kohë nuk kam qenë as unë, as zonja që është këtu.”
“Kur flet për një çështje kaq sensitive siç janë pensionet, që lidhen me një masë njerëzish, 686 mijë, saktësia është themelore. Raporti i numrit të kontribuuesve me pensionet e pleqësisë në këtë vende në vitin 2013 ishte 1.2 me 1, në 2015-ën ishte 1.50 me 1 dhe në vitin 2022 ishte 1.42 kontribuues me 1 përfitues.
Shkalla e mbulimit të popullsie në moshë pune me kontribues ishte 36 , në fund të 2022 është 41.8. Shkalla e mbulimit të forcave të punës nga kontribuesit, 2015 ishte 56.12, në fund të 2022 ishte 60.03 pra është rritur mbulimi. Shkalla e mbulimit të punësuarve në 2015 ishte 68 përqind, ndërsa në 2022 ishte 67.7.
Të gjithë treguesit dëshmojnë që skema ka qëndrueshmëri dhe natyrisht është rritur efekti i mbulimit për t’i dhënë garanci skemës. E fundit, duhet të kuptojmë si funksionon skema e pensioneve. Të thuash që është rritur numri i atyre që dalin në pension, duhet të kuptosh se nuk i rrit qeveria, as emigrimi por lindjet në vitet ‘50-‘60 dhe në atë kohë nuk kam qenë as unë, as zonja që është këtu.”