AKTUALITET, 14 Shtator 2023, 13:19

Basha emëron Flutura Açkën kryetare e Grupit Parlamentar të PD-së, në vend të Gazment Bardhit (DEBATET)

Basha emëron Flutura Açkën kryetare e Grupit Parlamentar
Flutura Açka

Kuvendi njohu sot si kryetare të Grupit Parlamentar, Flutura Açkën, me grupit të Lulzim Bashës, pasi ai ia delegoi detyrën e marrë pas ndryshimeve statutore në Kuvendin e PD-së. Por kjo u shoqërua me tensione të ashpra nga ish-kreu i grupit, Gazment Bardhi.

 Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi një shkresë të depozituar nga Gazment Bardhi, i cili pretendon se nuk ka asnjë ndryshim, pra se kreu i grupit nuk ka ndryshuar dhe se është ai kryetari, PD zyrtare pretendon krejt të kundërtën.

“Grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit. Për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, thuhet në letrën e Gazment Bardhit drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Nikolla lexoi një tjetër shkresë të PD-së zyrtare, ku pozicioni i kryetarit të grupit të PD-së i delegohej Flutura Açkës. Kaq mjaftoi që të ngrihej nga vendi i tij deputeti Bardhi, ndërkohë që Nikolla kërkoi ndërhyrjen e Gardës.

Gjatë debatit ka ndërhyrë edhe Agron Gjekmarkaj, sipas të cilit Basha ka vetëm 7 deputetë. 

“Ne për fat të keq kemi pasur shumë probleme me matemikën 7×7 bëjnë 42 dhe nuk na kanë dale mirë për 10 vite. Në fakt matematicieni në fjalë ka vetëm 7 numra dhe nuk ka me çfarë e shumëzon për tu bërë 49. 49 jane në krahun tjetër. çdo përsiatje është e kotë dhe e tepërt kur numrat janë të qartë dhe shihen me sy nga atje lart dhe ëhstë e kotë të vazhdohet ky debat”, tha Gjekmarkaj.

Bardhi e ka cilësuar komplot shkresën e PD që lexoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ku njoftohej se Flutura Açka ishte kryetarja e grupit parlamentar.

Ky i fundit me tone të forta u shpreh kundër, ndërsa pohoi se nuk po diskutohej për kreun e grupit të PS-së. Ndërkohë, Nikolla tha se nuk i merrte leje se kujt ia jepte fjalën apo se si do të procedohej në Kuvend.

DEBATI

Bardhi-Çuçit: Qesh ti (Çuçi) se të merr Lindita në zyrë dhe vendos kryetarin e grupit të PD

Bardhi: Gënjyet kur thatë se po prisni opinion e zyrës juridike të Kuvendit.

Nikolla-Bardhit: Ju nuk rrini te vrima e çelësit të zyrës time të dini më kë flas unë

Bardhi-Nikolla: Nuk mund të thërrisni lloj lloj deputeti që ju vjen në zyrë me lloj -lloj zari që ju vjen nga pas