AKTUALITET, 20 Qershor 2022, 23:11

"Reforma në drejtësi, sikur të të operojë gjinekologu kur ke nevojë për kardiolog!"

"Reforma në drejtësi, sikur të të operojë
Fatmir Braka dhe Neritan Sejamini në TPZ

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është folur për reformën në drejtësi, duke marrë shkasë nga ndryshimi i hartës gjyqësore, që pritet të sjellë vonesa të shumta dhe kosto të shtuara për qytetarët. 

Sipas avokatit Fatmir Braka, reforma nuk ka dështuar por ka një problem, që lidhet me mungesën e atyre që do të zëvendësonin gjyqtarët dhe prokurorët e djegur nga vettingut. 

Ndërsa Neritan Sejamini e shpjegoi në mënyrë mjaft origjinale pse reforma ka dështuar. "Ju thoni, mjeku që duhet të bënte operacionin, duhet të ishte kardiolog, por në fakt ai ishte gjinekolog! Megjithatë, nëse do të kishte qenë kardiolog, do ta bënte operacionin...".

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Avokat, ëndrrat janë të bukura dhe na pëlqejnë. Duket që juve ju ka pëlqyer shumë reforma në drejtësi. Çfarë produkti ka kjo reformë pas gjashtë vjetësh?

Fatmir Braka: Edhe sondazhi mu duk ëndërr. Sondazhi është sondazh. Reforma në drejtsi ishte e domosdoshme. Reforma në drejtësi nuk ka arritur rezultate për një arsye, për mungesën e njerëzve që bëjnë drejtësinë. Ndoshta duhet të ishin future njerëz më parë. Shkolla e Magjistraturët, nuk janë prurjet që të kompensojë gjithë këto largime. Ky mendoj se është problemi më i madh, nuk u kompensuan njerëzit që ikën me ata që do të vinin.

Neritan Sejamini: Një qeveri bën diçka me qëllim të caktuar dhe gjykohet a ka arritur objektivat. Nëse nuk kanë ardhur rezultatet, do të thotë se ka qenë gabim. Nëse ju thoni, mjeku që duhet të bënte operacionin, duhet të ishte kardiolog, por në fakt ai ishte gjinekolog! Megjithatë, nëse do të kishte qenë kardiolog, do ta bënte operacionin...