TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arben Lena, kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, ka folur në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka shpjeguar përse ndryshimi i hartës gjyqësore do të krijojë probleme të shumta për qytetarët.
"Sistemi modern i drejtësisë ka lindur në Angli në kohën e feudalizmit. Lindi të mbronte shtresat e varfëra. Qëllimi nuk është të mbrojë të pasurin dhe të fuqishmin vetëm, por i varfëri nuk e bën dot drejtësinë veçse nëpërmjet gjykatave.
Ndodh që me këtë hartën gjyqësore, e cila është një dokument i pastudiuar, qoftë nga ana funksionale, qoftë nga kostot dhe ana logjistike.
Vetëm të burgosurit që do të shoqërohen në Tiranë…
E dyta, vetëm transferimi i dosjeve do të kërkojë mbi dy vjet e gjysmë. Kjo situatë do të jetë katastrofale. Kuptoni 30 të burgosur të rrezikshëm të shoqëruar me 30 makina policie.
Nuk kanë as vende ku të akomodohen. As masa sigurie. Nuk ka as logjistikë, as godinë funksionale për të gjithë.
Nëse ekzekutivi ka bërë plane të bëjë gjykimi në Apel pa prezencën e të panderhuve, është shkelja më flagrante e të drejtëave të njeriut.
Një jave grevë, ekzekutivi nuk mori mundimin…
Ne nuk do të heqim dorë, sepse e shohim se ku do të vejë.
Imagjino një pensionist, që shkon të lidhë pensionin dhe i del problem me dokumentat. Shkon në gjykatë. Në apel, do të dojë 5-6 vjet. Pensionisti jo që nuk merr pension, por cfarë pensuoni do të fitojë…
Kjo është për të gjithë gjykimet, për çdo çështje", tha ndër të tjera Lena.