AKTUALITET, 20 Qershor 2022, 21:46

Neritan Sejamini: Reforma në drejtësi ka dështuar, nuk mund ta zgjidhin krizën ata që e krijuan!

Neritan Sejamini: Reforma në drejtësi ka dështuar, nuk mund ta
Neritan Sejamini në TPZ

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar bojoti i avokatëve për shkak të hartës së re gjyqësore, që mbyll disa gjykata dhe i centralizon ato kryesisht në Tiranë. Kjo pritet të krijojë problematika të shumta për qytetarët, përfshirë kosto të shtuara dhe vonesa të gjata. 

Neritan Sejamini thotë se qytetarët nuk do të marrin dot drejtësi dhe shton se reforma në drejtësi ka dështuar. Sipas analistit, kriza që është krijura si pasojë e saj, nuk mund të zgjidhet nga ata njerëz që e kanë krijuar. 

"Nëse flasim për problemin e mjekëve dhe infermierëve që po largohen, askush nuk flet për gjyqtarët dhe prokurorët.

Për të përdorur një metaforë, nëse ke urgjencë mjekësore, meqenëse nuk ka infermirë, atëherë të vijnë të gjithë në Tiranë...

Reforma ka dështuar. Këta që kanë bërë reformën, vijonë në punë. Janë pedagogë, deputetë, ministra. Ne mund ta kuptojmë që jemi në krizë, por këta që e sollën krizën, nuk mund ta zgjidhin atë", tha ndër të tjera Sejamini.