AKTUALITET, 20 Qershor 2022, 22:46

"Drejtësia është e komanduar!"/ Shkullaku: Po bëhemi si në komunizëm, partia të dënon, partia të shpëton!

"Drejtësia është e komanduar!"/ Shkullaku: Po
Armand Shkullaku dhe Edi Rama

Armand Shkullaku e quan reformën në drejtësi, një mekanizëm të mazhorancaës që u përdor për ta kapur drejtësinë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shkullaku tha se drejtësia i shërben mazhorancës dhe mori si shembull kontrastin që ekziston në Shqipëri, mes qytetarëve të cilëve u duhen vite për të përfunduar gjyqet dhe vendimet super të shpejta të gjykatave në Tiranë, gjatë luftës së Erion Veliajt me FSHF-në. 

"Komisioni i Venecias thoshtë që kjo reformë është për vende që janë në situatë të jashtëzakonshme. Thoshte bëni kujdes, sepse kjo reformë do t’ju krijojë vakanca. Bënte shumë paralajmërime që nuk u morën parasysh.Përse?

Sepse qëllimi i mazhorancës, nuk ishte për të përmirësuar drejtësinë, por për të krijuar një çështje, për propagandë, si ushqim për turmat.

Ambasadorja thotë heronjtë e drejtësisë së re, luftë ndaj korrupsuonit, etj.

Çështja është, njerëzit marrin dot drejtësi më shpejt, më të paanshme dhe më të barabartë, apo marrin noc rrokun?

Kjo drejtësi i ka shërbyer mazhorancën, për të dalë në çdo palë zgjedhje, për të thënë po bëjmë drejtësi të re dhe të mbështetur nga partnerët.

Në fakt, drejtësi nuk ka.

Ambasadorja e ka spostuar drejtësinë e re në dy terma, lufta kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar.Ne jemi rast suis generis.

U qesharakëzua reforma në drejtësi në një pikë, që të gjithë u bindëm se reformën e kontrollonte Rama, Xhafaj, Veliaj, etj, kush ishte në atë kohë.

Kjo drejtësi që vonon çështjet me dhjetëra vjet, si ka mundësi, brenda ditës, Erion Veliaj, bëri deklaratë dhe tha do të marrim në kontroll Federatën e futbollit me SPAK, prokurori të gjithë. Urgjent u morën të gjithë vendimet. Brenda 24 orësh vajti përmbarimi. Kjo është reformë e komanduar.

Ne kemi arritur rekorde. Një gjyqtar, më i larti që presupozohet, betohet te ura e Lanës. Mazhoranca mori guximin që ta bënte edhe ligj këtë.

Është reformë kryekëput e kontrolluar.

Ju thoni ndarja gjyqësore, këtu kanë ndodhur edhe tmerre.

Ne kemi qenë edhe në kohën e komunizmit. Për cfarë duhej avokati? Partia të dënon dhe partia të shpëton", tha ndër të tjera Shkullaku në TPZ.