TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rakip Suli ka fituar zgjedhjet në Kamzë, duke e mbajtur këtë bashki nën administrimin e socialistëve. Ai ka marrë 25,949 vota ose 60,20%.
Rivali i tij në garë, Arjan Hoxha nga koalicioni "Bashkë Fitojmë' i Sali Berishës dhe Ilir Metës, ka humbur thellë, duke marrë vetëm 15,322 vota ose 35,55%.
Kandidati i Enkelejd Alibeajt, që mban vulën e Partisë Demokratike,Bilbil Bajraktari, ka marrë një numër votash të papërfillshme. Ai ka siguruar vetëm 1833 vota, që përkthehet në 4.25%.
Kamza njihet si një bastion i demokratëve, i qeverisur prej tyre në shumë mandate, por "tradita" u thye në zgjedhjet e vitit 2019, kur PD i bojkotoi ato dhe Rakip Suli mori postin e kryebashkiakut.
Ky është një rezultat mjaft zhgënjyes për opozitën, e cila shpresonte të fitonte një nga bastionet e saj.