NË FOKUS, 27 Prill 2023, 22:02

"Nuk përmend oligarkët, nuk flet për pastrimin e parave me kullat!"/ Gazetarët "masakrojnë" Berishën për fushatën e Belind Këlliçit

"Nuk përmend oligarkët, nuk flet për pastrimin e parave me

Sali Berisha ka patur një debat të fortë me gazetarët në emisionin "Të Paekspozuarit", lidhur me kandidatin për Tiranën, Belind Këlliçin dhe faktin se ai nuk denoncon oligarkët dhe pastrimin e parave në Tiranë, por ka shpalosur vetëm premtime populiste, si autobusi falas. 

Berisha deklaroi se Këlliçi duhet ti denoncojë oligarkët, por shtoi se kryetari i bashkisë nuk mund të jetë përgjegjës për pastrimin e parave dhe ndalimin e këtij aktiviteti, pasi i takon qeverisë dhe organeve ligjzbatuese të bëjë këtë. 

Pjesë nga debati: 

Ylli Rakipi: Fushata juaj në përgjithësi dhe veçanërisht në Tiranë, duket se ka një ngërç të madh. Ju nuk denonconi lidhjet e oligarkëve me mazhorancën dhe ato probleme që janë kryesore në Tiranë, si përshembull pastrimi i parave me kullat. Pse ka një ngërç koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për t’ju kundërvënë oligarkëve që shfrytëzojnë pasuritë publike? 

Sali Berisha: Jam për denoncimin e plotë të tyre.

Ylli Rakipi: E kisha kandidatin këtu (Belind Këlliçi) dhe nuk e bënte.

Sali Berisha: Ai duhet ta bëjë. Por, çfarë ka më të tmerrshme? E dëgjoj Velinë kur thotë, unë ua tetëfishova taksën ndërtuesëve. U ndala dhe e llogarita. Ka qenë taksa 4% për kosto dhe e ka bërë 8% për çmimin e shitjes. Kjo do të thotë që ndërtuesi nuk paguan më 10 euro por 80 euro. I vrave barkun… Ai shet me çmim dyfish. Dhe mburret me këtë, që lë njerëzit pa strehë. Në Bruksel, e ble më lirë apartamentin se në qendër të Tiranës. Si mundet një kryetar bashkie të bëjë këtë?

Enton Abilekaj: A vjen kjo për shkak të një sistemi të ngritur, për shkak të një deformimi dhe pastrimit të parave?

Sali Berisha: Kryetari i Bashkisë thotë se tetëfishoi taksën dhe sheh dyfishimin e çmimeve, ndërtuesi paguan 80-100 euro, ndërsa blerësi jo më 700-800 por 1600, kujt ia faturove?

Enton Abilekaj: Këto çmime i përcakton tregu apo droga?

Sali Berisha: Droga. 

Enton Abilekaj: Pse Belind Këlliçi nuk i dënoncon këto dhe të thotë do i bllokojmë? Sic ka thënë Arlind Qori.

Sali Berisha: Ai nuk e bllokon dot sepse e bllokon qeveria. Ai që ka shërbimin e fshehtë, policinë kriminale.

Enton Abilekaj: Po lejet e ndërtimit?

Ylli Rakipi: Po pse nuk flet për këto o doktor?

Sali Berisha: Lejet e ndërtimit nuk bllokohen sepse bllokohet ndërtimi. Mund të bësh një gjë, nuk bëhet ndërtim pa paraqitur dokumenta në përputhje me standarte ndërkombëtare.

Enton Abilekaj: Ai nuk e ka prekur kurrë këtë problem. Të gjithë problemet që themi ne për Tiranën, burojnë nga kjo.

Sali Berisha: Duhet të largojmë Ramën.

Ylli Rakipi: Keni zgjedhjet lokale para, Ramën e keni në 2025. Belindi mos ka frikën, që po godite oligarkët nuk vjen dot në pushtet? Edhe ju i keni patur oligarkët, aty nisën dhe pastaj i mori Rama i bëri "mamuthë". 

Sali Berisha: Në kohën time nuk ka patur asnjë kullë dhe nuk ka firmosur kjo dorë asnjë kullë. Këlliçi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë kullë.