AKTUALITET, 12 Qershor 2022, 23:04

Publikohen pamjet/ Si u kapën 2.2 ton kokainë në Peru, ishte porositur nga dy shqiptarë

Publikohen pamjet/ Si u kapën 2.2 ton kokainë në Peru, ishte

Policia peruane njoftoi se shkatërroi një bandë të trafikut të kokainës, që vepronte mes Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë.

Sipas autoriteteve peruane “kokat” e këtij rrjeti të trafikut ishin dy shqiptarë ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

Gjatë një aksioni policia sekuestroi 2.2 tonë kokainë, ku u arrestuan 7 persona. Droga ishte fshehur në kutitë e aspargut, raportojnë mediat.

Policia tha se droga do të dërgohej nga porti i Callao pranë kryeqytetit peruan Lima, në Roterdam të Holandës.

Sipas autoriteteve peruane, dy shqiptarët ishin autorët e trafikut të kokainës, ndërsa bëhet fjalë për një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë. Kjo organizatë kriminale planifikonte të paguante kokainën me monedha virtuale, Bitcoin.