AKTUALITET, 12 Qershor 2022, 15:42

Detaje të reja/ Në makinën e Aleksandër Sadikajt dyshohet se u vendos 500 gr tritol, lëvizja e fundit e të riut pak para shpërthimit. Në makinë u gjet…

Detaje të reja/ Në makinën e Aleksandër Sadikajt dyshohet se

Në makinën e Aleksandër Sadikaj, hetuesit dyshojnë së është vendosur rreth 500 gram tritol.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se, sipas prokurorisë ai ka dalë nga shtëpia e tij në Sauk të vjetër dhe pak minuta më pas ndodhi shpërthimi, duke e lënë fillimisht të gjymtuar, ndërsa në spital humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë e cila nuk dihet kujt i përket. Prokuroria po heton në disa pista,  atë të larjes së hesapeve, hakmarrje për shkak se ishte përfshirë në ngjarje kriminale në Greqi.

Aleksander Sadikaj ka qenë në të njëjtin burg me Alket Rizain në shtetin fqinj.