TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, e ka cilësuar arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku për trafik kokaine, si "qershia mbi tortën" e përvjetorit të Partisë Socialiste që mbahet ditën e sotme.
Sipas Pampurit, ajo që PD-ja denoncoi me fakte para dy vitesh u vërtetua sot, i cili konsiderohej si shembull për kryeministrin Edi Rama.
Postimi i plotë:
Agim Kajmaku , si qershia mbi tortën e festës së PS.
Ajo që ne denoncuam me fakte para dy vitesh, për kryebashkiakun “shembull” të Edi Ramës, u vërtetua sot. Ai nuk ishte doktor shkencash, por trafikant droge paska qënë. Ashtu sikurse janë vërtetuar, gjithashtu po vërtetohen shumë afera korruptive, apo përfshirje në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, që PD ka denoncuar për njerëzit pranë Edi Ramës, të cilët e mbështetën për të qëndruar në pushtet. Shqiptarët duan ndryshim, duan figura të papërlyera, të pakorruptuara, me të cilët të përfaqësohen e ky vend të eci përpara.
