AKTUALITET, 12 Qershor 2022, 20:16

Përfaqësuesit e LSI-së që shkuan në festën e PS-së

Përfaqësuesit e LSI-së që shkuan në festën e

Partia Socialiste festoi këtë të diel 31-vjetorin e themelimit të saj.

Festa është zhvilluar në oborrin e selisë rozë.

Mësohet se një ftesë ka pasur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, por Monika Kryemadhi ka munguar.

Në vend të saj, tek socialistët kanë shkuar deputetja e LSI-së Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari.

Për Partinë Demokratike nuk ka pasur ftesë. Ndërsa nga aleatët e PD-së është parë në festë kreu i PAA-së, Agron Duka.