TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot shënohen 23 vite nga hyrja e trupave të Aleancës së Atlantikut të Veriut në territorin e Kosovës.
Pas tre muajsh bombardime ndaj infrastrukturës ushtarake të Sllobodan Millosheviccit nga fuqitë ajrore të NATO-s, trupat e aleancës do të priteshin si triumfatorë nga shqiptarët e Kosovës duke i dhënë fund regjimit vrastar të Serbisë.
Në përkujtim të kësaj dite, ish-kryeministri Berisha shkruan se, kjo është një ditë e shënuar historike për kombin shqiptar dhe vetë NATO-n.
Postimi i plotë:
23 vjetori i hyrjes se NATO-s ne Kosove!
Te dashur miq, si sot 23 vjet me pare, pas tre muajsh bombardimesh te infrastruktures ushtarake te Beogradit nga fuqite ajrore te NATO-s, trupat toksore te Aleances hyne si çlirimtare ne Kosove.
Kjo eshte nje dite e shenuar historike per Kosoven, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo eshte nje dite mirenjohjeje te pakufijshme per te gjithe ata qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves, per Aleancen e Atllantikut te Veriut, ushtrite dhe vendet anetare te saj, ne veçanti per SHBA-te dhe presidentin Bill Klinton qe udhehoqen betejen e NATO-s per çlirimin e Kosoves. Rrofte Kosova, rrofte NATO! sb