TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më rastin e ditës së Ditës së Çlirimit të Kosovës, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka ndarë një mesazh përshëndetës.
Nikolla shprehet ndër të tjera se sot është një ditë e shënuar për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.
“Çlirimi i Kosovës është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e popullit të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj të kombit shqiptar, ShBA dhe NATO. Kosova e pavarur dhe demokratike është rezultat i Kosovës së lirë. Shqipëria qëndron në krah të Kosovës, për përballimin e sfidave të përbashkëta. Sepse sfidat e Kosovës janë edhe sfidat e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po bashkërendojnë diplomacinë parlamentare për përballimin e tyre. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, një kërkesë e drejtë dhe e merituar”, shkruan Nikolla.