AKTUALITET, 12 Qershor 2022, 15:57

Përplasen dy makina në rrugën Aramaras-Fushë Krujë, lëndohet shoferja

Përplasen dy makina në rrugën  Aramaras-Fushë Krujë,

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 15:20 në rrugën Aramaras- Fushë Krujë ku janë përplasur dy makina.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar shoferja e njërës prej dy makinave të përfshira në aksident.

Shtetësja V. D.a ndodhet nën kujdesin e mjekëve njofton policia.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S.

Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetësja V. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.