AKTUALITET, 13 October 2026, 15:11

Tensionet/ Disa protestues hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës! Efektivët shpërndajnë turmën

Tensionet/ Disa protestues hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë

Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Ministria e Arsimit, ndërsa disa protestues kanë kaluar rrethimin duke u futur brenda perimetrit të institucionit.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme nga studentët dhe protestuesit pjesëmarrës.

Sakaq, policia ka bërë thirrje për largimin e protestuesve dhe lirimin e rrugës, por turma nuk ka lëvizur.

Ky është momenti kur një grup të rinjsh të maskuar qëllojnë me pallka trotuari godinën e Ministrisë së Arsimit. Një prje tyre sulmon me kangella një prej portave të Ministrisë.

Përplasjet janë përshkallëzuar te godina para Ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë goditur me sende n drejtim të godinës. Policia sakaq ka lëshuar në rrugë makinën e ujëhedhëses.

Gjithashtu forcat e FNSH dhe Shqiponja kanë dalë me vrap dhe shkop gome për të larguar studentët.

Tensionet/ Disa protestues hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë