AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 18:57

Po punonte në ndërtim, shqiptari humb jetën pasi rrëzohet nga skela

Po punonte në ndërtim, shqiptari humb jetën pasi rrëzohet

Një aksident me pasojë vdekjen në vendin e punës ka ndodhur në zonën e Veronës, pasditen e djeshme, në Itali.

Rreth orës 16:00, media italiane, Telenouvo.it, shkruan se 66-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Kujtim Aliraj, humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private.

66-vjeçari ka rënë nga një skelë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte ndërruar jetë.

Kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë gjatë punës brenda kantierit.