AKTUALITET, 21 Shtator 2022, 15:16

Petrit Vasili: Qeveria ka falimentuar, ja faktet

Petrit Vasili: Qeveria ka falimentuar, ja faktet

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se “qeverisja e Edi Ramës është totalisht e falimentuar” pasi ka publikuar rezultatet e një sondazhi të kyrer nga IDM për besimin në qeverisje ku sipas shifrave qytetarët nuk kanë besim për sa i përket trajtimit të fenomeneve si korrupsioni apo kriminaliteti.

Postimi i Vasilit:

Qeverisja e Edi Rames totalisht e falimentuar, ja faktet!
Sondazhi i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar “Besimi në Qeverisje” për vitin 2021 tregon fakte shume te renda qe flasin vete:

* 83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që

*83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje te madhe.

* 71.6% nuk ndihen te sigurte ne jeten e perditshme per shkak te kriminalitetit, probleme te shendetit, padrejtesine, papunesia dhe fatkeqesia natyrore.

* 68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë

* 59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët.

* Më shumë se gjysma e të anketuarve i konsiderojnë qeverinë qendrore 57.4% dhe bashkitë 58.2% si jo transparente.

* 72.2%) raportuan se nuk kanë mjaftueshëm mundësi për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike,

* 41% e të anketuarve dëshirojnë të largohen nga vendi.

* Kenaqesia per punen e policise eshte vetem 37.4%

* Kenaqesia me trasportin publik eshte vetem 32.6%

* Kenaqesia me sherbimet gjyqesore vetem 27.2%

Keto fakte vulosin totalisht falimentimin e qeverisjes se Edi Rames ne cdo drejtim.