AKTUALITET, 21 Mars 2023, 14:51

‘Padia e PD-së’/ Hidhet shorti për Kolegjin Zgjedhor, relatore Blerona Hasa

‘Padia e PD-së’/ Hidhet shorti për Kolegjin Zgjedhor,

Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për padinë e depozituar nga Partia Demokratike me kryetar Sali Berishën, duke kundërshtuar vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e PD-së së përfaqësuar nga ish-kryeministri dhe vendimin e KAS për detyrimin e KQZ-së për regjistrimin e subjektit zgjedhor Partia Demokratike me nënkryetar Enkelejd Alibeaj.

Sipas shortit, relatore është caktuar Blerona Hasa.

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Sali Berisha ka kërkuar nga gjykata:

1-Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të ç’regjistrojë subjektin Partia Demokratike e regjistruar me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.

2-Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 dhe:

3-Rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si pjesë e Koalicionit Bashkë Fitojmë, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimn e tij të datës 18.03.2023.

Relatore: Blerona Hasa

Gjyqtarët për në Kolegj Zgjedhor:

1. Alma Kolgjokaj

2. Esmeralda Xhili

3. Manjola Xhaxho

4. Emona Muçi

5. Blerona Hasa

‘Padia e PD-së’/ Hidhet shorti për Kolegjin Zgjedhor,

‘Padia e PD-së’/ Hidhet shorti për Kolegjin Zgjedhor,