AKTUALITET, 21 Mars 2023, 13:16

VIDEO/ Vasili: Punonjësit e bashkisë hedhin asfalt në mes të shiut, propagandë e mashtrim që do të shkatërrohet në 14 maj

VIDEO/ Vasili: Punonjësit e bashkisë hedhin asfalt në mes të

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka denoncuar gjendjen problematike të rrugëve në Tiranë.

Teksa ka publikuar një video, ku shihet se po punohet për përmirësimin e rrugës, Vasili thotë vetëm në pak javë do të shkatërrohet, pasi sipas tij e gjitha bëhet për fushatë.

Më tej ai thekson se në 14 maj duhen përzënë nga zyrat ata që i kanë pushtuar dhe që bëjnë vetëm propagandë.

Postimi i plotë:

Mashtruesit e Bashkise se Tiranes hedhin tani asfalt ne mes te shiut!

Vazhdon paturpesia e asfaltit zgjedhor te Veliajt!

Ja ku i keni mashtruesit perpara Njesise.Bashkiake Nr.5 ne Tirane.

Propagande, mashtrim vjedhje parash, asfalt, qe do shkaterrohet per pak jave sa per te kaluar fushaten hajdutet e Veliajt!

Ne 14 maj mashtruesit duhen perzene nga zyrat qe kane pushtuar.