AKTUALITET, 21 Mars 2023, 11:26

Emrat/ Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndërrohen shefat e komisariateve në Lezhë, Laç, Mirditë, Kukës e Kavajë

Emrat/ Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndërrohen shefat e
Gazment Demrozi

Ditën e sotme janë ndërmarrë disa ndryshime në Policinë e Shtetit.

Bëhet fjalë për Komisariatin e Kavajës, ku Gazmend Demrozi, i cili ishte zv.shef komisariati, ka marrë detyrën si shef komisariati.

Gjithashtu ish-shefi i komisariatit, Emiljan Pashaj ka shkuar specialist për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.

Gjithashtu ndryshime ka pasur edhe në komisariatin e Lezhës, ku Behar Caka është emëruar shef komisariati.

Në Mirditë Paulin Çupi ka marrë detyrën e shefit të komisariatit, ndërsa në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta.

Po ashtu ndryshime ka pasur edhe në Laç, ku Dritan Meta është emëruar shef i komisariatit të këtij qyteti.