TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në Gjykatën e Elbasanit por mbahet seanca e radhës për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan.
Gjykata prej disa javësh vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, numri i të cilëve është 59, e sot po ashtu do të ndodhë e njëjta gjë.
Gjatë seancës së sotme, Paplekaj do të përballet me dëshmitarët dhe do të ketë mundësi të replikojë.
Ndërkohë që në seancën e fundit, në pranga përfundoi një prej dëshmitarëve, Donald Zane, i cili u akuzua se kishte dhënë dëshmi të rremë, pasi njëherë pohoi se kishte parë gjithçka, më pas e mohoi.
Kundër tij ishin edhe pamjet filmike nga të cilat rezultoi se ky person ka pasur një fushëpamje dhe ka qenë disa metra larg vendit të ngjarjes.