AKTUALITET, 15 Shtator 2023, 20:45

Opozita në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Veliaj vendosi 6 milionë euro në dispozicion të inceneratorit nën sekuestro

Opozita në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Veliaj vendosi 6
Këshilltarët e opozitës

Grupi i Këshilltarëve të opozitës, në përfundim të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se i hoqi fjalën opozitës gjatë kësaj mbledhjeje.

Në fjalën e tij Teliti theksoi se sot kanë kaluan tre vendime antiligjore, ndërsa i bëri thirrje prefektit të Tiranës të mos miratojë asnjë akt.

“Sot u konsumua një vepër penale. Kur këshilltar të opozitës priteshin nga mbi 30 policë. Veliaj po gabon rëndë, i hoqi fjalën opozitës, mbajti ligjërate mashtruese dhe u largua”, tha ai.

Nga ana e tij Ilir Alimehmeti nga ana e tij u shpreh kritik për këtë mbledhje. Ai bëri me dije se inceneratorit është në sekuestro nga SPAK.

“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha ai.

Nga ana e tij Endrit Braimllari tha se Veliaj po punon vetëm për interesin e tij personal.

“Veliaj i çon 6 mln euro inceneratorit që është nën sekuestro nga SPAK dhe kjo është absurde”, ka thënë Braimllari.

Blushi e akuzoi Veliajn si abuzuesin më të madh të taksave të qytetarëve.

“Erion Qelia ti sot i sjell Këshillit Bashkiak për miratim propozimin për shtese fondesh për inceneratorin inekzistent dhe nen sekuestro te Tiranes. Ne vend te ishe sot i pandehur para drejtësisë vjen bën monologë para Këshillit. Je keqbërësi me i madh i kryeqytetit dhe abuzuesi me i madh i taksave të qytetareve. Per mega-aferën e inceneratorit duhet te ishe marre i pandehur. Ti sot quhesh Erion Qelia. Ti Erion Qelia duhet të merresh i pandehur dhe të dalësh para drejtësisë! Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e juaja pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal. Me këtë firmë të paligjshme, ti Erion Qelia fute në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias së inceneratorëve. Erion Qelia dili “për zot” firmës!”-tha Blushi.

Nga ana e tij Veliaj u kërkoi këshilltarëve të opozitës që të respektojnë rregulloren e Këshillit Bashkiak.

Ai tha se opozita i ka alergji shkollat e reja dhe nuk do të dëgjojë për to sepse nuk nuk ka ndërtuar asnjë shkollë në Tiranë. Kjo është arsyeja pse Tirana i ndëshkoi në zgjedhje.