TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi që Partia Demokratike zyrtare të njihet si grupimi më i madh i opozitës dhe rrjedhimisht të ketë 2 anëtarë në KZAZ, ka reaguar ka reaguar përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa.
Në një reagim në Facebook, është shprehur se kjo është një fitore e gjithë demokratëve.
Sefa tha se PD nuk mund të lejonte që “bashkimi i halleve të ‘non gratave’ të zyrtarizohej edhe ligjërisht”. Sipas tij, kjo fitore nuk ka të bëjë me zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Kukësit, por me zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Reagimi i plotë:
Demokratë gëzohuni, fitorja e sotme në Kolegjin Zgjedhor është e juaja dhe për ju.
Së pari më duhet të bëj një shpjegim për injorancën juridike që ka mbuluar këtë betejë të fituar të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor. Fitorja e sotme nuk kishte të bënte vetëm me zgjedhjet e pjesëshme në Kukës por për zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2027. Komisioneri (Z.Celibashi) dhe KAS kishin vendosur që në zgjedhjet vendore të vitit 2027 PD do të duhet të kishte vetëm një anëtar KZAZ dhe rrjedhimisht 1 anëtar ne KQV. Partia Demokratike nuk mund të lejonte kurrësesi që bashkimi i halleve të NON GRATAVE që duan ti cojnë demokratët te LSI (PL) të zyrtarizohej ligjërisht.
Demokratë fitorja është e juaja dhe për ju sepse në zgjedhjet vendore të vitit 2027 Partia Demokratike do të ketë komisionerët e saj siç i ka pas gjithmon dhe kjo është një humbje për LSI (PL) dhe jo për ju.
Miqtë e mi mos bini pre e retorikës së atyre që duan tju çojnë në krahët e Ilir Metaj-t, ju keni shtëpinë tuaj dhe kontributi juaj është i vlerësuar vetëm në shtëpinë tuaj. Neveritini të gjithë ata që duan t’ju përdorin si mall shkëmbimi për të mbyllur hallet e tyre.
Partia Demokratike ka qënë, është dhe do të jetë gjithmon shtëpia juaj.