TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ngjarje e pazakontë në Pogradec. Një bankomat i një banke të nivelit të dytë ka pasur një defekt dhe për pasojë ka nxjerrë tek qindra klientë më shumë para kur kanë bërë tërheqje.
Sipas të dhënave një pjesë e madhe që kanë tërhequr pagat u kanë dalë 6000 lekë më shumë.
Ka qenë vetë banka që e ka konstatuar problemin edhe pse me qindra rrogëtarë kishin marrë më shumë para dhe më pas janë telefonuar për t’i kthyer mbrapsht në bankë. Nuk dihet se sa është shuma totale e shpërndarë gabim dhe nëse paratë janë kthyer të gjitha pas.