AKTUALITET, 15 Shtator 2023, 16:42

“Tullumbacet po dëmtojnë fëmijët”, mjeku apel prindërve: Bëni kujdes

“Tullumbacet po dëmtojnë fëmijët”, mjeku apel

Mjeku Adrian Fandi iu ka bërë thirrje prindërve që të tregohen të kujdesshëm me fëmijët e tyre në rast se ata zbulojnë që kanë përdorur gaz toksik që shitet me tullumbace në lokale.

“Në vend të oksigjenit merr helium ose protoksitd azoti, janë dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike . Si dhe mund të ketë halucinacione derisa të hidhet nga ballkoni. Shqetësimi im është përdorimi i gazit helium dhe protoksidit të azotit që jepen në shitje të lirë në lokale. E përdorin në lokale në një farë mënyre si drogë rikreative. Unë punoj si mjek në Angli për komunitetin shqiptar në një studio private. Aty më kanë ardhur fëmijë deri në 14 vjeç, probleme neorupatike periferike nuk kishin mundësi të lëviznin këmbët dhe duart. Është një problem që ne e njohim në Britani, e njëjta gjë është dhe në Angli por nuk shitet në bare por në dyqane për tullumbace. Fëmijët këtu po e përdorin masivisht. Në komunitetin shqiptar më ka ardhur një pacient me probleme të mëdha neoropatike”, tregon mjeku Adrian Fandi për Top Channel.

“Nuk ka një ligj ndalues dhe as ligj lejues. Ligji thotë që medikamenti jepet në farmaci jo në dyqan. Protoksidi i azotit jepet në spital nën kujdesin e mjekut kurse heliumi është gaz që nuk është për përdorim njerëzor por për të fluturuar ballonët. Jam i shqetësuar, unë e di se çfarë ndodh në Angli, por këtu po më vijnë pacientët në Britaninë e Madhe. Në Shqipëri s’ka njohuri dhe kontroll për këtë“, shton mjeku Fandi.