AKTUALITET, 15 Shtator 2023, 16:36

Histori shqiptare! Shkolla me vetëm një nxënëse, vogëlushja në lot kërkon mësues

Histori shqiptare! Shkolla me vetëm një nxënëse,

Një histori që ndoshta për disa duket e largët në kohë, por bëhet fjalë për një vende të Shqipërisë. Alesja Alilaj, vetëm 8 vjeç, kërkon që të arsimohet në fshatin e saj Boshanj, i cili ndodhet vetëm 25 minuta larg Ersekës.

Mungesa e një mësuesi ka bërë që këtë vit të ri shkollor, ajo të qëndrojë në shtëpi. Për shkak të mosrinovimit të kontratës së mësuesit, dhe problemeve të tjera nga Drejtoria Arsimore e Kolonjës, e detyron vajzën 8- vjeçare që të mos ndjekë procesin arsimor.

Rruga e keqe dhe mungesa e shërbimeve ka bërë që ky fshat të shpopullohej, ku vitin e kaluar kanë qenë vetëm 3 nxënës në shkollë dhe këtë vit vetëm një. Me lot në sy vajza kërkoi që të ketë mundësinë që të ndjekë shkollën fillore në fshatin ku banon.