TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adriatik Lapaj ka formuar një parti të re me emrin “Shqipëria Bëhet”. Prezantimi zyrtar do të bëhet në 18 shtator ora 16:30 në zyrat e reja të lokalizuara te rruga ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë, ku do të bëhet edhe prezantimi i ekipit, programit, kauzat dhe hapat e mëtejshëm.
Më herët, në një intervistë për A2 CNN me gazetaren Merita Haklaj, Lapaj bëri me dije se kjo nismë do jetë krejtësisht ndryshe nga partitë politike, teksa zbuloi dhe disa nga pikat kryesore të programit ku do të mbështetet.
“Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë deputet, duhet një ligj për referendumet, një ligj që të depolizitojë administratën dhe kjo u duhet të gjithëve, në këtë kuptim, po thuhet për herë të parë”, tha Lapaj.
Gjithashtu, Lapaj shtoi se baza e kësaj lëvizjeje do jetë vetëorganizimi, pra jo nga qendra dhe se do të financohet nga populli, me një financim minimalist.