AKTUALITET, 21 Mars 2023, 17:10

Mungesë infrastrukture për zgjedhjet, personat me aftësi ndryshe takim në KQZ

Mungesë infrastrukture për zgjedhjet, personat me aftësi ndryshe

Mungesa e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara gjatë procesit të votimit është ngritur si shqetësim nga përfaqësues të kësaj kategorie. Teksa jemi në prag të zgjedhjeve vendore, personat me aftësi ndryshe thonë se hasin shumë pengesa. Problematikat e tyre i kanë shpalosur gjatë një takimi në KQZ.

Teksa jemi në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, personat me aftësi të kufizuara kanë shprehur shqetësimin e mungesës së infrastrukturës gjatë procesit të votimit.

Ata kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të KQZ, ku kanë shpalosur problematikat me të cilat hasen. Përfaqësuesi i tyre Gjovalin Shqalshi ndau detaje nga ky takim, teksa kërkoi të ofrohen kushte më të mira për personat me aftësi ndryshe.

Në të gjithë vendin janë rreth 170 mijë persona me aftësi ndryshe, 150 mijë prej tyre me të drejtë vote.